Loading…

Rusia: Ushtria e Kosovës është problem për gjithë Europën

  • 04/04/2017 | 16:14

Rusia: Ushtria e Kosovës është problem për gjithë Europën

Moska konsideron se iniciativa për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me marrëveshjet ekzistuese, ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zaharova.


“Kemi përcjell me vëmendje fjalët e ambasadorit amerikan në Kosovë Delaëie, për përkrahjen e Uashingtonit në krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Idenë mbi transformimin e Forcave të sigurisë së Kosovës në Forca të plotfuqishme, Prishtina zyrtare është duke e shtyer tashmë disa vjet, përcjellë gazetametro.net.

Sipas fjalëve të saj, Rusia konsideron se kjo çështje në tërësi është në fushë tjetër.

“Është kyçe se këto aksione janë shkelje e të drejtës ndërkombëtare sepse janë në kundërshtim me rezolutën e KS të KB 1244, e cila parasheh praninë ushtarake vetëm në bazë të mandatit të KB gjegjësisht të EULEX-it dhe KFOR-it, të cilat më së shumti përbëhen nga kontingjentet e shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ajo.

Sipas fjalëve të sajë, “Ky hap është krejtësisht i papërgjegjshëm nga pikëpamjet e sigurisë në rajon dhe në tërësi për Kontinentin Evropian”.

Në Moskë thonë se shfaqja e komponentëve të ri ushtarakë në Ballkan të tilla si “Forcat e Armatosura të Kosovës” do të ishin në kundërshtin me marrëveshjen e Firencës (neni 4 i marrëveshjes shtojca AB e Dejtonit për Bosnje dhe Hercegovinë, e cila ndodhet brenda rezolutës së miratuar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1031), i cili mbështet stabilitetin rajonal me ndihmën e OSBE-së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë