Loading…

Rusia vazhdon me planin e dislokimit të armëve taktike bërthamore në Bjellorusi

  • 25/05/2023 | 23:24

Rusia vazhdon me planin e dislokimit të armëve taktike bërthamore në Bjellorusi

Rusia ka vazhduar më tej me planin e lëvizjes së armatimit bërthamor në Bjellorusi e sipas liderit të këtij shteti kokat e raketave tashmë janë në transportim e sipër. Kjo është dislokimi i parë i bombave të tilla nga Kremlin jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991, transmeton Gazeta Metro.


Departamenti i Mbrojtjes së SHBA’së e denoncoi planin e vendosjes së tyree por shtuan se Washington nuk ka synim të ndryshojë qëndrimin rreth armatimit bërthamor si dhe nuk sheh indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Plani për herë të parë ishte njoftuar nga vet presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë në televizionin shtetëror me 25 mars.

“Kolektivi i Perëndimit esencialisht po bën luftë të pa deklaruar ndaj shteteve tona” tha ministri i mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu gjatë takimit me homologun e tij në Minsk, sipas komunikatës së ministrisë ruse të mbrojtjes.

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko u tha të enjten reporterëve në Moskë se transporti i armatimit bërthamor tashmë po kryhet në përputhje me urdhrin e nënshkruar nga Putin, megjithëse nuk kishte konfirmim të kësaj nga vet Kremlin.

I pyetur nëse armatimi është tashmë në Bjellorusi, Lukashenka tha se ka mundësi që është ashtu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Mathew Miller, i përshkroi planeti si një shembull i fundit i sjelljes së papërgjegjshme që kemi parë nga Rusia që prej se nisi invadimi i plotë i Ukrainës para një viti.

Miller e përsëriti paralajmërimin e SHBA’së se në rast të përdorimit të armëve kimike, biologjike ose bërthamore në konflikt do të ballafaqohen me “pasoja të rënda” pa specifikuar këto pasoja.

“Do të shtoj vetëm se ne nuk shohim arsye për të modifikuar qëndrimin apo që ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armatim bërthamor” iu tha Miller reporterëve.

Putin në vazhdimësi ka paralajmëruar se Rusia, që ka më shumë armatim bërthamor se çdo shtet tjetër, se do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur veten, derisa e paraqet luftën në Ukrainë si një betejë për mbijetesën e Rusisë ndaj Perëndimit agresiv.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj thonë se duan që Ukraina t’i mposhtë forcat ruse në fushëbetejë por mohojnë se duan të shkatërrojnë Rusinë – dhe mohojnë se lufta në Ukrainë ndërlidhet në çfarëdo mënyre me zgjerimin e NATO’së në periudhën post-sovjetike.

Bjellorusia kufizohet me tre shtete anëtare të NATO’së – Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë