Loading…

Rusisë i ndalohet të garojë në atletikë përsëri, ende nuk e kanë paguar dënimin për doping

  • 03/07/2020 | 09:16

Rusisë i ndalohet të garojë në atletikë përsëri, ende nuk e kanë paguar dënimin për doping

Mundësia e ndalimit të pjesëmarrjes së atletëve nga Rusia është shtuar pasi nuk është paguar dënimi monetar paraprak prej 5 milionë dollarësh pas skandalit me doping, transmeton Gazeta Metro.


Institucioni udhëheqës i atletikës ka ngrirë procesin e kthimit në gara ndërkombëtare për atletët rus. Vendimi ndodhi një ditë Rusia dështoi të paguaj dënimin pre 5 milionët dollarësh për shkelje me substanca të ndaluara- si dhe një tjetër 1.31 dollarësh të shpenzimeve ligjore-të organizatës rregulluese sportive.

Ky vendim që të pezullohet Bordi i Shqyrtimit të Doping do të thotë se të gjitha yjet e Rusisë, përfshi edhe kampionen ruse Maryia Lasitskene dhe Anzhelika Sidorova, nuk u lejohet të garojnë si atlete neutrale kur të nisë Diamond League muajin e ardhshëm.

Presidenti i organizatës Wolrd Athletics, Sebastian Coe, ka tërhequr vërejtjen se federata ruse është larg pritshmërisë.” Ai po ashtu shtoi se federata ruse po i zhgënjen atletët e tyre shumë e duke thënë se çka ishte e mundur për t’u bërë për t’u përshpejtuar procesi i kthimit të federatës ruse ishte bërë por pa sukses./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë