Loading…

Rutina e mëngjesit të Elon Musk, kryesorja për produktivitet

  • 04/10/2021 | 13:26

Rutina e mëngjesit të Elon Musk, kryesorja për produktivitet

Musk është themelues dhe CEO i Tesla dhe i Neuralink. Është e sigurt të thuhet se ai është një djalë produktiv – dhe kjo fillon qysh nga rutina e tij e mëngjesit.


Pasi ka fjetur gjashtë orë , gjëja e parë që bën miliarderi kur zgjohet në orën shtatë të mëngjesit është adresimi i atyre që ai i quan “email kritik” për gjysmë ore.

Ai pi kafe, por shumicën e kohës është shumë i zënë për të ngrënë mëngjesin.

Pastaj, sipërmarrësi 45-vjeçar dhe ikona e teknologjisë i përshëndet fëmijët dhe i dërgon në shkollë. Më pas, Musk bën një dush dhe shkon në punë. Mëngjeset e tij zakonisht kalojnë në inxhinieri dhe diskutime të projektimit, thotë ai.

Kjo është rutina e përditshme e Musk, sipas një interviste me faqen e internetit të punës Glassdoor.

“Ndërsa Musk planifikon pjesën tjetër të ditës së tij, atij i duhet t’i japë përparësi gjërave. Dhe ky është rekomandimi i tij i produktivitetit edhe për të tjerët. “Përqendrohuni në sinjalin mbi zhurmën. Mos e humbni kohën në sende që në fakt nuk i bëjnë gjërat më mirë”, thotë ai.

Për Musk “sinjali” është zhvillimi i produktit, të cilit ai i kushton shumicën e vëmendjes së tij, sipas një interviste me presidentin e Y Combinator, Sam Altman.

“Unë mendoj se shumë njerëz mendojnë se duhet të kaloj shumë kohë me media ose në gjëra biznesi” thotë Musk . “Por në fakt pothuajse e gjithë koha ime, 80 për qind e saj, është shpenzuar në inxhinieri dhe dizajn”.

Në kohën e tij të lirë, Musk thotë se i pëlqen të shikojë filma, të shoqërohet me miqtë dhe të luajë me fëmijët e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë