Loading…

Rutte nis vizitën zyrtare në Tiranë, takohet me Ramën

  • 10/11/2021 | 11:38

Rutte nis vizitën zyrtare në Tiranë, takohet me Ramën

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka nisur  vizitën e tij zyrtare në Tiranë. Ai është takuar në ambientet e kryeministrisë me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë holandeze ndodhet në Shqipëri me ftesë të homologut të tij Rama.


Mësohet se Rutte do të takohet këtë të mërkurë vetëm me Ramën. Pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes delegacioneve, ata do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat gjatë mesditës.

Kujtojmë se Holanda nga një shtet skeptik sa i përket rrugëtimit të Shqipërisë në BE, është kthyer në një përkrahës dhe nxitës i vendeve të tjera për përparimin e vendit tonë drejt unionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë