Ka përfunduar gara për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun më prestigjioz të CS:GO, PGL Antwerp Major, ku ishin përball ekipeve më të mira të botës, ata fituan mbi 8 mijë dollarë në këtë turne.
bNe përfunduan në vendin e 15 –të në turneun i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Pas suksesit të tyre në turneun kualifikues të Majorit, ekipi shqiptar siguroi pjesëmarrjen në fazën ‘Challengers Stage’ të PGL Antwerp Major.
Fati nuk ishte në anën e ekipit shqiptar nga Kosova për të vazhduar në fazën e radhës, pasi humbën tri ndeshje, ata u eliminuan nga turneu Major.
Fitimet nuk munguan për ekipin shqiptar, pasi u eliminuan nga turneu, kanë siguruar një grup çmimesh rreth 8.500 dollarë (8172 euro), shkruan Telegrafi.
Por kjo nuk është e tëra, ekipi i Bad News Eagles mund të fitojë vlerë e cila arrin shumën afër një milion dollarë, nga shitja e stikerave virtual në lojën e CS:GO, ku ekipi dhe lojtarët tashmë kanë stikerin e tyre virtual në lojën e CS:GO për shkak të kualifikimit në turneun Major, dhe stikerat e tyre mund të blihen në ‘STEAM MARKET’ nga të gjithë fansat anë e mbanë botës.
Ndërkaq suksesi në kualifikimin në fazën ‘Legends Stage’ është një lajmë i mirë për ekipin Bad News Eagles, pasi do të marrin ftesë direkt në turneun kualifikues të turneut major të radhës.
Formacioni i ekipit Bad News Eagles:
Genc ‘gxx-‘ Kolgeci
Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi
Rigon ‘rigoN‘ Gashi
Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci
Sener ‘SENER1‘ Mahmuti
Klesti ‘stikle‘ Kola (Trajner)