Loading…

‘Sa e shëmtuar ajo që i kanë bërë Wanda’s dhe Icardi’t, zbulohet prapaskena

  • 02/12/2021 | 16:48

‘Sa e shëmtuar ajo që i kanë bërë Wanda’s dhe Icardi’t, zbulohet prapaskena

Duket se është kthyer qetësia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën e tyre private, të paktën sipas zërave që vijnë nga Argjentina.


Në fakt, duket se një lojtar i Argjentinës, shok skuadra me Icardi-n te PSG, ka “probleme personale”, me Wanda-n.

Duket se është faji i tij nëse çifti nuk është ftuar te festa për Topin e Artë numër shtatë të Leo Messi-t. Po cili është ky lojtar?

“Sa e shëmtuar ajo që i kanë bërë Wanda-s dhe Icardi-t, duke i përjashtuar nga festa për Topin e Artë”, ka thënë gazetari Angel de Brito gjatë programit argjentinas Los angeles de la manana.

“A do të të them të vërtetën?, – i është përgjigjur kolegia Pia Shaw. – Ka një arsye nëse nuk ishin të ftuar. Messi donte që të ishin aty. Kanë qenë dy lojtarë që e kanë organizuar gjithë këtë.

“Njëri është Angel Di Maria dhe tjetri është Leandro Paredes. Paredes ka një problem personal me Wanda-n”, ka thënë Shaw, por pa dhënë asnjë detaj shtesë mbi këtë çështje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë