Loading…
Sa është numri i armëve ilegale që qarkullojnë në Kosovë
  • 23/04/2019 | 17:21

Sa është numri i armëve ilegale që qarkullojnë në Kosovë

Një rast i rëndë ka tronditur dje gjithë Kosovën. E në veçanti, banorët e lagjes Dardania në Prishtinë. Ky krim u krye me armë ilegale, e të tilla qarkullojnë ende në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Hasan Krasniqi, 61 vjeçar, ka lënë të vdekur gruan dhe renë e tij,60 e 28 vjeçare. Ai më pas, i ka marrur jetën edhe vetës. Mjeti me të cilin e ka përdorur për të kryer këtë krim ishtë armë zjarri, revole të cilen e kishte pa leje.

Për policinë, personi ishte i njohur edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Krimin e djeshëm e ka kryer poashtu me një revole ilegale.

Të ngarkuar me detyrën për legalizimin e armëve është Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës ndërsa legalizimi i armëve është i rregulluar me Ligjin për Armët.

MPB i ka thënë Insajderit se prej datës 17 dhjetor të vitit 2018, kanë pranuar 735 aplikime për legalizim të armës dhe prej tyre 320 janë aprovuar.

“Me legalizimin e armëve kontribuojmë që Kosova të jetë një vend më i sigurt për të jetuar, përderisa më shumë armë janë nën kontroll dhe se Kosova merr përgjegjësinë e saj në nivel rajonal dhe ndërkombëtar” ka thënë Vlora Zeka, zëvendëse në këtë ministri.

Sipas MPB-së, në Kosovë ka rreth 260 mijë armë ilegale që janë në posedim të qytetarëve. Afro 50 mijë, llogaritet të jetë numri i përgjithshëm i armëve legale, prej të cilave 22 mijë janë me leje të Republikës së Kosovës, ndërsa 25 mijë armë të tjera që kanë pasur leje nga ish-administrata e UNMIK-ut, po i nënshtrohen procesit të legalizimit.

Në anën tjetër, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në dy muajt e parë të vitit 2019, janë konfiskuar 236 armë dhe 3114 municione të kalibrave të ndryshme.

“Armët e paligjshme konfiskohen dhe dënimi për posedim ilegal është me gjobë 7.500 euro apo deri në 10 vjet burg”, ka potencuar Zeka nga MPB.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë