Loading…

Sa herë në ditë duhet ta lani fytyrën

  • 06/12/2019 | 09:10

Sa herë në ditë duhet ta lani fytyrën

Ekspertët e Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë theksojnë, që nga mënyra se si lajmë fytyrën varet si do të duket lëkura jonë, shkruan Gazeta Metro.


Pastrimi i drejtë i kontribuon përmirësimit të shëndetit të lëkurës së fytyrës, ndërkaq zvogëlon mundësinë e dëmtimit të proceseve të përflakjeve.

Mirëpo në asgjë nuk duhet tepruar, sepse larja e tepërt e fytyrës mund të irritojë lëkurën, derisa me rastin e pastrimit të parregullt grumbullohet papastërtia.

Në mënyrë që lëkura të jetë e pastër dhe e freskët, ekspertët rekomandojnë dy herë në ditë pastrimin e fytyrës , në mëngjes dhe në mbrëmje, para se të shkoni të flini gjumë, prej 20 deri 30 sekonda.

Mos harroni që, pos fytyrës, njësoj është i rëndësishëm pastrimi i përditshëm i mjekrës dhe i qafës, ku gjithashtu shtresohet papastërtia.

Rekomandohet edhe piling i rregullt i fytyrës, ndërsa ideale do të jetë që piling të bëni disa herë në javë.

Në këtë mënyrë eliminohen qelizat e vdekura nga lëkura dhe pengohet mbyllja e poreve, ndërsa më së miri do të ishte nëse do të përdorni piling me bazë natyrale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë