Loading…

Sa i rrezikshëm është varianti afrikan i COVID-19, i cili erdhi edhe në Kosovë?

  • 08/06/2021 | 23:22

Sa i rrezikshëm është varianti afrikan i COVID-19, i cili erdhi edhe në Kosovë?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot në mëngjes ka bërë të ditur se një person ka rezultuar pozitiv me variantin e ri afrikan të virusit COVID19. Njëherësh ky është rasti i pari me këtë variant në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të martën se ka konfirmuar një rast me variantin afrikan të koronavirusit.

Ky variant njihet si “Beta” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në njoftimin e IKSHPK’së thuhet se “pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive” në Prishtinë.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja”, thuhet në njoftim.

Varianti Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është përhapur tashmë në së paku 20 vende të botës. Nuk ka prova se ai shkakton sëmundje më të rëndë nga koronavirusi se variantet e tjera, por ka shqetësime se ai mund të përhapet më shpejt.

Por, sa i rrezikshëm është ky variant i COVID-19?

U.d i drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku në një konferencë për medie ka thënë se pacienti i parë i konfirmuar me variantin afrikan të Covid-19 është pranuar në këtë klinikë me 4 qershor.

Sadiku ka thënë se pacienti po trajtohet me oksigjenoterapi dhe gjendja është stabile.

“Kemi pranuar një pacient në Klinikën Infektive me datën 4 qershor me gjendje mesatarisht të rëndë të dhe po trajtohet në klinikën tonë dhe ka rezultuar pozitiv dhe Instituti ka konfirmuar se është me variantin afrikan. Pacienti është në oksigjenoterapi, por gjendja është stabile. Në bazë të hulumtimit përhapja e tij është më e shpejtë por nuk jep forma të rënda klinike. Zakonisht duhet të merren masa si përdorimi i maskës, e distanca”, ka thënë Sadiku.

Kujtojmë, që në Kosovë me COVID-19 janë prekur 107,507 qytetarë me SARS-CoV-2, përderisa 2,245 kanë vdekur përderisa 104,188 qytetarë janë shëruar nga infeksioni.

Në anën tjetër procesi imunizimit është duke vazhduar. Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, dhe deri më tani janë mbi 85 mijë qytetarë të vaksinuar me “AstraZeneca” dhe “Pfizer”, vaksina kundër coronavirusit.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, më 15 qershor do të filloj vaksinimi masiv me vaksinën kundër SARS-CoV-2.

IKShPK dje ka njoftuar se aktive janë 1,074 raste me COVID-19./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë