Loading…

Sa më shpejt lirohemi nga heronjtë e rremë, aq më mirë do t’i kemi punët!

  • Nga

  • RAMIZ LLADROVCI

  • 19/01/2023 | 20:08

Sa më shpejt lirohemi nga heronjtë e rremë, aq më mirë do t’i kemi punët!

Gracka e disa trimave të rremë që ftojnë për gjoja unitet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, është e dëmshme. Do pasur kujdes nga fjalët e mëdha të disa eksponentëve dhe të ish eksponentëve të partisë shtetformuese e shtetndërtuese.


Shkruan: Ramiz Lladrovci

Ky mashtrim i elektoratit nga heronjtë e rremë, tashmë e kanë kryer procesin e përfitimeve dhe janë ulur këmbëkryq në fronin e Zeusit dhe mbajnë “ders” si kritikues të PDK-së, me synim të riciklimit dhe pastrimit të figurave të veta. Këto kritika, nxisin pyetjen: Pse nuk paska unitet? Ka unitet, por, jo çfarë e shohin heronjtë e rremë.

Konsideroj se PDK është parti e vlerave të qëndrueshme nacionale, me bagazh si asnjë parti tjetër e që nuk guxon të bie nën ndikimin e fjalëve të mëdha të heronjve të rremë, as profiterëve e mashtruesve. Uroj që të rinjtë tanë të gjejnë veten në mes të heroizmit vetëmohues të paraardhësve, punës së përkushtuar sot, kudo gjenden, me synimet për vlera euro-atlantike, për fuqizimin e shtetit ku sundon ligji dhe ka barazi para ligjit.

Fundja, nëse heronjtë e rremë nuk heshtin e nuk e marrin vesh se ne ua njohim “trimëritë”, do t’ua tregojmë, një për një.

As PDK e asnjë parti demokratike, nuk mund të rritet nën hijen e heronjve të rremë!

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë