Pak ditë më parë, rrjeti social Facebook bëri të ditur se të ardhurat e kompanisë brenda një periudhe prej tre muajve shënoi rritje enorme deri në 186 përqind.
Rritja ndikoi edhe në pasurinë personale të themeluesit Mark Zuckerberg, e cila për një orë pati rritje për 3.4 miliardë dollarë. Kjo bëri që pasuria e tij e përgjithshme të arrijë një shumë prej 56.7 miliardë dollarësh – duke e bërë atë kështu njeriun e pestë më të pasur në botë.
Sipas revistës “Forbes”, 32-vjeçari është prapa themeluesit të ‘Amazon’, Jeff Bezos, i cili ka grumbulluar pasuri prej 64 miliardë dollarësh. /gazetametro.net