Loading…

Sabiani acarohet dhe kërkon ndërprerjen e provës javore për këtë arsye personale

  • 05/11/2021 | 08:14

Sabiani acarohet dhe kërkon ndërprerjen e provës javore për këtë arsye personale

Disa nga konkurrentët e BBVIP e morën me shumë seriozitet lojën e javës.

Sabiani së fundi është shprehur i ofenduar për faktin se shumica e banorëve po tentojnë të “prishin qëllimisht lojën”.

Disa prej tyre, janë betuar që në orët e para të provës javore për të vërtetuar që nuk janë ata të implikuarit e rrëmujës në shtëpi.

Kjo gjë duket se ka irrituar Sabianin i cili si besimtar në fe teksa edhe e ka konsideruar këtë një gjest të gabuar dhe që sjell në mënyrë të padrejtë ndërprerjen e lojës.

“Ju po prishni lojën, nuk është zgjidhje kjo që të betohemi të gjithë me radhë. Është gjynah të betohesh për një lojë”, tha ai.

Pak minuta më pas, acarimi i tij nuk u zhduk por përkundrazi, ai shprehu se kishte vendosur që t’i kërkonte produksionit anulimin e lojës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë