Loading…

Sabri Fejzullahu paralajmëron projektin e ri

  • 08/04/2021 | 16:24

Sabri Fejzullahu paralajmëron projektin e ri

Sabri Fejzullahu është këngëtari më i dashur nga publiku shqiptar.


Për herë të parë këndoi në vitin 1967, duke sjellë frymën e muzikës moderne në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Edhe pse jemi në kohë pandemie, ai nuk po e ndal punën e tij, duke sjellë projekte të shumta muzikore. Javë më parë hodhi në treg këngën “Vula e dashurise”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip. Në një prononcim për Indeksonline, këngëtari tregoi që së shpejti do të lansoj këngën të re.

“Po jam duke punuar për këngë të re. Inçizimi është kryer, tashmë na ka mbetur vetëm videoklipi, që do na realizojmë këto 5-6 ditë”.

Ai ka sjellë edhe bashkëpunime të shumta me këngëtar të njohur të skenës muzikore.

“Është në bashkëpunim me Sinan Vllasaliun, dhe është këngë dedikuar Prishtinës, ditëve tona nga fëmijëria e deri sot. Qysh doket Prishtina, përjetimet e kështu me radhë” shtoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë