Loading…

Sadiku pëson humbje nga Alexiusson

  • 04/06/2021 | 21:44

Sadiku pëson humbje nga Alexiusson

Donjeta Sadiku ka pësuar humbje nga kampionia e Suedisë, Agnes Alexiusson.


Donjeta Sadiku ka humbur përballjen ndaj Agnes Alexiusson në rrethin e dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Paris të Francës, raporton lajmi.net.

Me vendim të gjyqtarëve, Sadiku u mund me rezultat 3:2, ku dy gjyqtarë i dhanë fitoren kosovares, ndërsa tre të tjerë suedezes.

Me këtë humbje, Sadiku humb rastin për të fituar normën olimpike Tokio 2020.

Mundësia e vetme që Donjeta të marrë pjesë në Tokio 2020, është nëse merr ftesë nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë