Loading…

Sadri Ferati: Vetëvendosje ka paragjykuar për rastin e Astrit Deharit

  • 17/11/2016 | 18:20

Sadri Ferati: Vetëvendosje ka paragjykuar për rastin e Astrit Deharit

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati ka thënë se pozita nuk po dallon nga opozita në rastin e vdekjes së dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.


“Po bashkëndiejmë me familjen e tij dhe me Vetëvendosjen”.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “politika duhet të qëndrojë pa reaguar derisa të dalin ekspertët me raportet finale nga ekspertiza”.

“Familja duhet ta ketë ekspertin e pavarur gjatë analizave dhe nuk duhet asnjëherë të politizohet rasti. Nuk duhet të bëjmë garë se kush më tepër po ndien dhimbje”.

“Kam pasur rastin që pikërisht nga përfaqësues të Vetëvendosjes të dëgjoj fjalët e para lidhur me rastin, e më pas kur ka rrjedhur një incizim, përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë reaguar kundër atyre të dhënave”.

Ferati ka thënë se “Vetëvendosje ka paragjykuar”.

“E gjithë kjo, nëse po shfrytëzohet për të krijuar një mjegull, po përgatitet një qëndrim jo korrekt. Kushdo që ka qenë jo-kompetent dhe ka pasur deklaratë se çfarë ka ndodhur, ka gabuar duke folur”.

Ndwrsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë se deputetët kanë tërhequr nënshkrimet në momentin e fundit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

“Deputetët i tërhoqën nënshkrimet, pasi e dhanë njëherë pëlqimin për një seancë të jashtëzakonshme për Deharin. Por në momentin e fundit ata i tërhoqën. Aktualisht kemi 39 nënshkrime, dhe na duhen 40 për të iniciuar seancën”.

Pantina në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje dyshojnë që deputetët i kanë tërhequr nënshkrimet nga presioni politik.

“Njëri nga këta deputetë është parë të hyjë në zyrën e kryetarit të Kuvendit para se të fillojë mbledhja, dhe me të filluar takimi ka pasur deklarata se ai po e tërheqë nënshkrimin”.

Ajo ka thënë gjithashtu se krerët e institucioneve përgjegjëse, si Nexhmi Krasniqi dhe kryeprokurori i Prishtinës kanë dhënë deklarata kontradiktore.

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për mbikëqyrjen e të gjitha burgjeve ndërsa Ministria e Brendshme e mbikëqyrë Policinë e Kosovës.

“Janë 12 ditë dhe askush nuk dha përgjegjësi për një jetë të humbur”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë