Loading…
Salah: Myslimanët duhet ta ndryshojnë mënyrën se si i trajtojnë gratë
  • 18/04/2019 | 10:19

Salah: Myslimanët duhet ta ndryshojnë mënyrën se si i trajtojnë gratë

Ylli i Liverpoolit Mohamed Salah ka ftuar gjithë myslimanët e në botë, që t’i trajtojnë gratë me më shumë respekt, trasnmeton Gazeta Metro.


Gjatë një interviste për reviztën “TIME”, Salah foli hapur për rëndësinë e barazisë gjinore, duke kërkuar që të ndryshohet sjellja me gratë.

“Unë mendoj se ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si i trajtojmë gratë në kulturën tonë”, tha Salah. “Nuk është një opsion barazia, por domosdoeshmeri, shton ai”.

Ai tha se duke parë se si gratë trajtohehen në kulturën e tij dhe në Lindjen e Mesme, ka ndryshuar mënyrën se si mendon për marrëdhëniet gjinore. “Unë e mbështes gruan më shumë se e kam mbeshtetur më parë, sepse ndihem sikur ajo meriton më shumë se çka i japin tani, për momentin”.

Pasi e çoi vendin e tij në Kupën Botërore të FIFA-s në 2018 për herë të parë në 28 vjet, Salah është bërë një ikonë në Egjipt dhe në të gjithë rajonin. Në intervistë, ai tha se tifozët e futbollit në Lindjen e Mesme “ndihen sikur jam djali i tyre”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë