Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah ka thënë se ndihet i ‘shkatërruar’ që klubi i tij ka humbur shansin për të qenë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta Metro.
Në një postim në platformën e tij në Twitter, Salah është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk arritën të kualifikoheshin në Ligë të kampionëve.
Ai u ka kërkuar falje mbështetësve të tij dhe Liverpoolit për zhgënjimin që ju kanë sjellë.
Liverpooli do të përfundojë i pesti dhe do të luajë në Europa Ligë sezonin e ardhshëm. Ata momentalisht kanë 66 pikë, ndërsa pritet të ndeshen me Southampton.
Njoftimi i plotë:
“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë. Ne kishim gjithçka që na nevojitej për të arritur në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm dhe dështuam. Ne jemi Liverpool dhe kualifikimi në kompeticion është minimumi. Më vjen keq, por është Shumë shpejt për një postim ngritës ose optimist. Ne ju zhgënjejmë ju dhe veten tonë.”/gazetametro.net
I’m totally devastated. There’s absolutely no excuse for this. We had everything we needed to make it to next year’s Champions League and we failed. We are Liverpool and qualifying to the competition is the bare minimum. I am sorry but it’s too soon for an uplifting or optimistic… pic.twitter.com/qZmA9WsueM
— Mohamed Salah (@MoSalah) May 25, 2023