Loading…

Salah reagon ndaj polemikave për Topin e Artë, pas një paraqitjeje mahnitëse kundër Evertonit

  • 02/12/2021 | 10:03

Salah reagon ndaj polemikave për Topin e Artë, pas një paraqitjeje mahnitëse kundër Evertonit

Mohamed Salah ka refuzuar të flasë për renditjen e tij në vendin e shtatë në votimin për Topin e Artë, megjithëse e pranoi se shpreson se vitin e ardhshëm do të përfundojë më lart.


Renditja e Salahut në vendin e shtatë shkaktoi polemika, duke qenë se sulmuesi egjiptian i shënoi 31 gola për Liverpoolin në sezonin 2020/21, ndërsa i ka shënuar 19 gola dhe tetë asiste në vetëm 19 paraqitje këtë sezon, raporton Gazeta Express.

Ai cilësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në botë por Salah ngurroi t’i kritikojë ata që votuan që ai të renditjet i shtati në botë.

I pyetur nga Amazon si ndihej që u votua në vendin e shtatë, Salah u përgjigj: “Nuk kam koment”, para se të thoshte: “Shpresoj se do të përfundoj më larg vitin e ardhshëm”.

Salah i shënoi dy gola në fitoren e Liverpoolit 4:1 kundër Evertonit të dielën.

Liverpooli është në vendin e tretë në Premierligë me dy pikë më pak se lideri Chelsea.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë