Loading…

Salah udhëheq sulmin e Egjiptit kundër Bregut të Fildishtë, ja formacionet zyrtare

  • 26/01/2022 | 16:14

Salah udhëheq sulmin e Egjiptit kundër Bregut të Fildishtë, ja formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 17:00 do të fillojë ndeshja mes Kombëtares së Bregut të Fildishtë dhe asaj të Egjiptit, e vlefshme kjo për fazën e eliminatoreve të Kupës së Afrikës.


Në xhiron e fundit në kuadër të kësaj gare, Bregu i Fildishtë shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Algjerisë, kurse Egjipti e mposhti me rezultat minimal 1:0 Sudanin, përcjell KosovaPress.

Bregu i Fildishtë dhe Egjipti kanë zhvilluar plot 14 ndeshje mes vete, ku në shtatë prej tyre kanë triumfuar egjiptianët, krahas katër fitoreve sa ka Bregu i Fildishtë, ndërsa në tre ndeshje janë ndarë me barazim.

Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Japoma” të Doualas, ku Salah pritet që ta udhëheq Egjiptin drejt fazës së çerekfinales së Kupës së Afrikës.

Tanimë të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Bregu i Fildishtë (4-3-3): Sangare; Aurier, Bailly, Deli, Konan; Sangare, Seri, Kessie; Gradel, Pepe, Haller

Egjipti (4-3-3): El Shenawy; El Fotuh, Abdelmonem, Hegazy, El Solia; Fathi, Marmoush, Kamal; Mostafa Mohamed, Mohamed Salah, Elneny

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë