Futbollisti shqiptar Erneset Muçi ka qenë protagonist në golin e parë të Trabzonsporit ndaj Amedsporit, duke dhuruar një asistim spektakolar për Mohamed Salahun.
Muçi e gjeti sulmuesin me një pasim të goditur me të jashtmen e këmbës së djathtë, ndërsa Salah e dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1:0 të Trabzonsporit.
Në anën tjetër, te Amedspori po luajnë edhe dy futbollistët nga Kosova, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, ndërsa skuadra drejtohet nga Besnik Hasi.
Për Salahun, ky është goli i katërt në po aq ndeshje me Trabzonsporin, duke vazhduar kështu startin e tij mbresëlënës në Superligën e Turqisë.