Loading…

Sali Berisha: Prapa projektit për ndryshimin e kufijve është Rusia

  • 13/09/2018 | 22:05

Sali Berisha: Prapa projektit për ndryshimin e kufijve është Rusia

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, duke sqaruar edhe një herë pozicionin e tij.


Ish-kryeministri është shprehur se projekti për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një projekt Amerikan, duke shtuar se i dërguar i Senatit tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia.

“Absolutisht jo. Të dërguarit në Kosovë, kanë thënë që ne do shohim çfarë kanë thënë. Por i dërguari i Senati, tha qartë që marrëveshjen e kërkon Rusia. Pse mos të kërkojmë në Ulqinin, Tuzin, Tetovën. Por nuk mund ta bëjmë dot”.

Ish-kryeministri Berisha, po ashtu deklaroi se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një projekt serb dhe jo ashtu siç është komunikuar në media.

Berisha tha se dy apo tre argatë të Beogradit kanë marrë flamurin dhe ua shesin shqiptarëve si projekt të tyre, a thua se shqiptarët janë njerëz pa memorie historike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë