Sali Berisha ka treguar disa foto ku sipas tij Edi Rama është duke marrë drogë. Në fakt foto janë të publikuara dhe më parë, transmeton Gazeta Metro.
Berisha është zënë duke gënjyer nga moderatori Blendi Fevziu derisa po fliste, më poshtë ju sjellim bisedën e plotë dhe foton e cila është montazh.
Berisha: Interesi i jashtëzakonshëm nga publiku për foton.
Fevziu: Mirë, interesin e di unë, por foto ku janë?
Vangjeli: Është e sajuar.
Fevziu: Ajo është fotomontazh.
Berisha: Ku është e sajuar, shikoje pak. Vetëm montazh nuk ke këtu.
Vangjeli: Ky është fotomontazh.
Berisha: Absolutisht, asnjë shenjë foto montazhi nuk ka. Por, prisni tani, the montazh? Po këtu çfarë rrufit këtu me Gjushin.
Fevziu: Karamele, pse mes njerëzve do pi kokainë? Më fal Z.Berisha, Rama duke pirë kokainë, siç thoni ju, Gjushi dhe 500 veta që e shikojnë.
Berisha: Gjushi e shikon me admirim.
Fevziu: Ajo që nxore ishte fotomontazh.
Berisha: Je i vetmi në botë që thua është fotomontazh./gazetametro.net