Loading…

Salihaj: Serbia s’mund ta ndalojë Kosovën të ketë ushtri

  • 14/02/2017 | 21:39

Salihaj: Serbia s’mund ta ndalojë Kosovën të ketë ushtri

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se nuk mund të presin votën e deputetëve serbë për të bërë Ushtrinë e Kosovës, ngase janë të vetëdijshëm që deputetët e Listës Serbe nuk do të bëjnë asgjë nëse nuk iu thotë qeveria e Beogradit.


Megjithatë ai ka thënë se transformimi i FSK’së në Forca të Armatosura do të bëhet shumë shpejt.

“Unë jam i bindur se nuk do të jetë larg koha kur do ta formojmë, ose do ta shndërrojmë FSK’në në ushtrinë e Kosovës”, tha Salihaj për Tribuna Channel.

Ai poashtu tha se Serbia do të mundohet por nuk do të mund të ndalojë formimin e ushtrisë

“Jemi plotësisht të bindur se Serbia do të mundohet ta bëjë këtë por nuk besoj se do të arrij ta ndalojë Kosovën që ta ketë ushtrinë e saj”, tha Salihaj. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë