Loading…

Salihut i ‘dhimbset’ Hoti: Vështirë e ka – i rrethuar me Gërvallen, Muratin, Kusarin e Haxhiun

  • 08/04/2026 | 15:36

Salihut i ‘dhimbset’ Hoti: Vështirë e ka – i rrethuar me Gërvallen, Muratin, Kusarin e Haxhiun

Deputetja e PDK Arbnora Salihu në komision ka kritikuar kabinetin qeveritar ku ironizoi me ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, të cilin e thumboi se shërben për të shpëlarë qëndrime kundër UÇK-së në Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.


Sipas saj, ministri përballet me presion dhe vështirësi për shkak të deklaratave të disa zyrtarëve qeveritarë, të cilat, siç tha, bien ndesh me vlerat e luftës çlirimtare.

Në këtë kontekst, ajo përmendi disa emra nga ekzekutivi aktual që njihen me deklaratat e tyre kundër UÇK-së, rasti i Donika Gërvalla – Schwarz e cila e kishte quajtur ish-kryekuvendarin KadriVeseli “koka e krimit” dhe Hekuran Murati që njihet me artikullin e përbashkët anti-UÇK.

“Ministri e ka të vështirë se është i rrethuar nga Donika Gërvalla… gjithashtu nga Hekuran Murati, që ka deklaruar publikisht se lufta në Kosovë do t’i kushtonte më lirë buxhetit nëse do të paguheshin mercenarë,” tha Salihu.

Pas këtyre deklaratave pati përplasje në komision, ku kryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku kërkoi ndërprerjen e kësaj forme diskutimi. “Këtu kisha lutë ndërprerjen me apostrofimin e ministrave me rend… Jo kështu, nuk o korrekt.” Ndërsa ministri Andin Hoti deklaroi se reagimet e tij kanë nxitur veprime nga institucionet përkatëse./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë