“Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë”, me këtë parullë të ish- diktatorit shqiptar Enver Hoxha, kandidati i VV-së për Gjilanin, Sami Kurteshi, ka marrë mbështetje nga vëllai i tij.
Abdyl Kurteshi, ka zgjedhur që ta përkrah vëllain e tij për kandidaturën në Gjilan, duke përdorur parulla të ish- diktatorit Enver Hoxha.
Nuk janë të rralla veprimet e aktivistëve të Vetëvendosjes që ndërlidhen ose ngjasojnë me ato të diktatorit Enver Hoxha.
Madje disa aktivistë të VV’së në Pejë, kohë më parë përshëndetnin me grusht, si komunistët e Enver Hoxhës.
Ndërkaq, kujtojmë se lideri shpirtëror i VV-së, Albin Kurti e kishte përdorur edhe një batutë të ngjashme më atë që dikur e kishte bërë Enver Hoxha për komunismin jugosllav.
Jo rrallë, referencat e Albin Kurtit nuk shkojnë më larg se sa kufijtë shtetëror të shtetit shqiptar.