Loading…
Sami Lushtaku paraqet kandidaturën për kryetar të PDK’së në Skenderaj
  • 16/04/2019 | 11:53

Sami Lushtaku paraqet kandidaturën për kryetar të PDK’së në Skenderaj

Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka njoftuar se ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK’së në Skenderaj, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka falendëruar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Lushtaku ka thënë se kandidaturën e tij po e paraqet bazuar në rregullorën për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Të dashur qytetarë,

Duke u bazuar në rregullorën për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës,

Duke falëndëruar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme,

Duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj,

Duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim,

Sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për Kryetar të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Sinqerisht, Sami Lushtaku. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë