Loading…

Sami Lushtaku zbulon se është takuar me Albin Kurtin

  • 30/05/2020 | 22:01

Sami Lushtaku zbulon se është takuar me Albin Kurtin

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka zbuluar se është takuar me kryeministrin në detyrë të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ky i fundit ka vizituar atë kur ka dalur prej burgut, shkruan Gazeta Metro.


I ftuar në ‘Personale’ të RTV Dukagjinit, Lushtaku tutje ka shtuar se kjo vizitë ka ndodhur në vitin 2004, duke shtuar se nuk ka qenë e pritshme nga ai që njerëzit, të cilët sipas tij, e urrejnë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe janë pjesë e shërbimit sekret jugosllav, UDBA të jenë në partinë e Kurtit, duke nënkuptuar këtu ish-këshilltarin e Kurtit, Shkelzen Gashin.

“Në vitin 2004 Albin Kurti më vizitoi kur dola nga burgu, por nuk e kam pritë që njerëzit që urrejnë UÇK’në dhe janë Udbash të jenë në partinë e tij, nuk e ka respektin tim që e kishte dikur për këtë arsyeje”, tha Lushtaku në Personale të RTV Dukagjinit.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, tutje komentoi edhe qeverisjen e Kurtit për të cilin thotë se e pati rastin por e humbi vetë, duke shtuar se në lidhje me çështjen e bajrakut për të cilën Kurti akuzoi kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn, është lideri i VV’së ai i cili e lëshoi flamurin. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë