Mbrëmjen e sotme pritet që të nis në Tiranë, Samiti i Diasporës, ku në fokus ka zhvillimin ekonomik, në turizëm dhe kulturë.
Pritja për Samitin do të bëhet në Pallatin e Brigadave, dhe ku është parashikuar që në në orën 20:00 është edhe pritja nga kryeministri Edi Rama.
Nga se është thënë paraprakisht, pritet që në këtë event të marrin pjesë mbi 600 shqiptarë të diasporës, ku të ftuar për të folur përpara personave që do të jenë të pranishëm janë edhe Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i opozitës, Lulëzim Basha.
Samiti mbahet nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama.