Loading…

Samiti i NATO’s: Boris Johnson do bëjë thirrje për unitet mes tensioneve të mëdha brenda aleancës

  • 03/12/2019 | 08:40

Samiti i  NATO’s: Boris Johnson do bëjë thirrje për unitet mes tensioneve të mëdha brenda aleancës

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, do bëjë thirrje për unitetetin e NATO’s mes tensioneve në rritje brenda këtij blloku, transmeton Gazeta Metro.


Një samit i cili shënon themelimin e aleancës 30 anëtarëshe, rreth 70 vjet më parë, do nis të martën në Londër. Ky samit pritet të mbetet në hijë pas një grindje mes Francës e Turqisë, dhe një diskutim i vazhdueshëm për financat.

Muajin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron tha se NATO ka pësuar vdekje të trurit, duke thënë se anëtarët e aleancës nuk po bashkëpunoni më për një seri çështjesh kryesore. Presidenti amerikan Donald Trump, i cili është përplasur në mënyrë të përsëritur me anëtarët evropianë të NATO për financimin e bllokut, është në mesin e liderëve botërorë që marrin pjesë. Ai arriti në Britani të hënën, përpara një pritje që do i bëhej nga Mbretëresha në Pallatin Buckingham. Trump është i vendosur të zhvillojë bisedime të ndara me krerët gjermanë dhe francezë dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO’s.

Ndërsa kryeministri britanik Johnson, pritet të ritheksojë rëndësinë e qëndrimit të bashkuar nga NATO.
”Qëndrimi i kryeministri është që NATO mbetet aleanca më e qëndrueshme dhe e suksseshme në historinë ushtarake dhe se ajo vazhdon të përshtatet me kërcënimet në zhvillim me të cilat përballemi”, tha zëdhënësi i kryeministrit.

”Kryeministri do të theksojë se të gjithë anëtarët duhet të jenë të bashkuar në mënyrë që NATO të përballet me sfidat”, shtoi zëdhënësi.
Tensionet janë rritur që nga zgjedhja e presidentit Trump, i cili vazhdimisht është ankuar se shtetet anëtare të Evropës në NATO nuk po kontribuojnë sa duhet për aleancën./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 11/12/2019 | 20:59
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë