Loading…

Samiti i NATO’s: Trump thotë se Macron e fyu aleancën ushtarake

  • 03/12/2019 | 11:55

Samiti i NATO’s: Trump thotë se Macron e fyu aleancën ushtarake

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar homologun e tij francez Emmanuel Macron, pasi tha se NATO kishte pësuar vdekje truri, transmeton Gazeta Metro.


Trump ndodhet në Londër për samitin që shënon 70 vjetorin e bllokut.

Në një konferencë shtypi, Trump tha se NATO i shërbeu një qëllimi të shkëlqyeshëm dhe fjalët e Macron kishin qenë shumë fyese.

Ai gjithashtu tha se mund të ndodhte që Franca të shkëputej nga NATO, por nuk shpjegoi përse. Duke folur muajin e kaluar, Macron ishte ankuar se anëtarët e NATO’s nuk po bashkëpunonin më për çështjet kyçe.

Ai e përshkroi aleancën ”të vdekur nga truri”, duke theksuar atë që e shihte si një angazhim në zhdukje nga garantuesi i saj kryesor, SHBA.

Ndryshe, aleanca më e fuqishme dhe më e suksesshme ushtarake në botë, NATO, po e feston 70-vjetorin e themelimit gjatë një samiti dyditor, i cili do të mbahet në Londër të martën dhe të mërkurën, më 3 e 4 dhjetor

Ky samiti, tashmë ka qenë në hije nga një grindje e ashpër midis shteteve anëtare Francës dhe Turqisë, dhe një debat i vazhdueshëm mbi financat./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë