Loading…

Samiti i Sarajevës: Planifikohet hapja e 80 mijë vendeve të punës në rajon

  • 16/03/2017 | 16:06

Samiti i Sarajevës: Planifikohet hapja e 80 mijë vendeve të punës në rajon

Kryeministri i vendeve të Ballkanit Perëndimorë, në Samitin e Sarajevës për bashkëpunim rajonal ka rikonfirmuar për angazhimin rreth projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.


“Sot, ne kemi nevojë për të përcaktuar projekte të përbashkëta për samitin e ardhshëm në Trieste. Termat më të zakonshëm në Samitin e sotëm ishin, bashkëpunimi ekonomik si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit. Megjithatë fokusi kryesorë ishte në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon” deklaroi kryetari i këshillit të Ministrave, Denis Zvizdic pas Samitit, transmeton gazetametro.net.
denis

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimorë kanë prezantuar iniciativat e tyre për krijimin e një tregu të përbashkët të Ballkanit Perëndimorë, ideja e heqjes së barrierave doganore, krijimi i shoqatave të caktuara, të gjitha me qëllim për të përmirësuar ekonominë e rajonit.

“Ne jemi të orientuar tërësisht në krijimin e një mjedisi të respektit reciprok dhe bashkëpunimit. Iniciativat tona janë shndërruar në një deklaratë të përbashkët, e cila u miratua, por gjëja kryesore është se perspektiva evropiane e rajonit është ende qëllimi ynë i përbashkët” ka thënë Zvizdic.

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE) Johannes Hahn falënderoi kryeministrat e vendeve evropiane që janë në Sarajeve duke thënë se këto takime të sotme janë një tregues i marrëdhënieve të mira dhe se ndjehet i sigurt në përparimin e Bosnjës dh Hercegovinës. Hahn gjithashtu tha se pajtohet me Denis Zvizdic’in që takimi i sotëm ishte me përmbajtje për zhvillim ekonomik të rajonit.
hahn

“Në kontekstin e iniciativave që kemi paraqitur sot në Samit, më parë ishim skeptikë, por unë mendoj se në periudhën e ardhshme do të sigurojmë 80.000 vende të reja të punës në rajon” e përmbylli Hahn.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë