Loading…

Samiti në Moldavi, Osmanin e ulin në mes të presidentit Macron e kancelarit Scholz

  • 01/06/2023 | 12:41

Samiti në Moldavi, Osmanin e ulin në mes të presidentit Macron e kancelarit Scholz

Në kryeqytetin e Moldavisë në Chisinau është duke u mbajtur “EPC Summit”. Atje është duke marrë pjesë edhe shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani.


Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela ka publikuar një fotografi nga atje, ku tregon për fillimin e Samitit me një fjalim mbresëlënës të presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelensky.

Ajo që bie në sy në këtë Samit, është vendi ku është ulur presidentja e Republikës së Kosovës. Në fotografinë e publikuar nga Vela, shihet që presidentja Osmani është në mes të presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Samiti i EPC në Kishinau fillon me një fjalim pasionant  të Presidentit Zelenksy përballë krerëve të shteteve të 47 vendeve evropiane. Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.

Në media është raportuar se Scholz dhe Macron janë përfshirë edhe në përpjekje për paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa s’ka asgjë konkrete për një takim të përfolur në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq./Express/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë