Loading…

Samiti në Paris: Takohen Kurti dhe Dukanovic në shoqëri të bashkëshorteve

  • 12/11/2021 | 12:39

Samiti në Paris: Takohen Kurti dhe Dukanovic në shoqëri të bashkëshorteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Paris, ku është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes, shkruan Gazeta Metro.

Në këtë forum po merr pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanovic, i cili është takuar me Kurtin.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Dukanoviq, i cili edhe e ka publikuar një fotografi, ku shihen të dy në shoqëri të bashkëshorteve.

Ndryshe, në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti.

Më poshtë fotografitë nga Dukanovic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë