Loading…

Samiti në Turqi: Konfirmohet se Osmani mori me vete burrin dhe dy vajzat e saj

  • 18/06/2021 | 11:56

Samiti në Turqi: Konfirmohet se Osmani mori me vete burrin dhe dy vajzat e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore [SEECP] që po mbahet në Republikën e Turqisë.


Osmani do të qëndrojë për disa ditë në këtë takim.

Insajderi ka marrë vesh se presidentja në Antali ka udhëtuar bashkë me bashkëshortin dhe të dy vajzat.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltar për media në zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, duke thënë se Osmani është ftuar zyrtarit me familje nga nikoqiri i saj, Erdogan.

Në përgjigjen e tij thuhet se Presidentja ka mbuluar vet shpenzimet e biletave të udhëtimit për burrin dhe vajzat, pa prekur buxhetin e shtetit.

“Ftesë me familje kanë të gjithë presidentët dhe kryeministrat pjesëmarrës në samit. Ka program të veçantë zyrtar për zotërinë e parë dhe bashkëshortet e presidentëve të tjerë. Presidentja është ftuar zyrtarisht me familje. Shpenzimet e qëndrimit i mbulon nikoqiri, ndërkaq biletat e udhëtimit janë mbuluar privatisht nga Presidentja. Pra asnjë cent nga buxheti i shtetit të Kosovës nuk është shpenzuar për familjen e Presidentes”, tha Kupina.

Në këtë samit po marrin pjesë përfaqësuese të shteteve të Ballkanit Juglindore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë