Loading…

Samiu i LVV’së sulmon sërish gazetarët: Paska filluar lehja gazetareske

  • 24/03/2023 | 16:25

Samiu i LVV’së sulmon sërish gazetarët: Paska filluar lehja gazetareske

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë atë që bën zakonisht. Ka përdorur gjuhë të degraduar dhe të rrezikshme për t’i sulmuar mediat dhe gazetarët në Kosovë, pas negociatave dhe marrëveshjes së Ohrit.


Kurteshi i LV-së e ka etiketuar gazetarët si “ndihmës të vrasësve profesionistë”. Në statusin e tij në Facebook të publikuar në fillim të kësaj jave, ka përmendur tërthorazi me emër gazetarin Vehbi Kajtazi.

“Paska filluar lehja e mashave „gazetareske“, ndihmësit e vrasësve profesionistë me emra e mbiemra si vehbia e kajtaza. Kështu e kanë mashat “gazetare“ të vrasësve, kur sulmojnë pas shpine!”, thuhet në shkrimin e Kurteshit.

“”Nuk i zihet për të madhe. Punë „gazetari“ (k)analist de, sic do të thoshte i lumi. Hajede për hajr more!”, shkruan tutje ai.

Nuk dihet se çka saktësisht ka bërë për hair Kurteshi, por së fundmi, në mënyrë ironike, zyrtarëve qeveritarë dhe partiakë të LV-së i është bërë për hair “Zajednica”, pasi Kryeministri Albin Kurti deklaroi të mërkurën në RTK se “ka Asociacion”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë