Loading…
Samsung Galaxy Note 10 mund të lansohet më 10 gusht
  • 10/06/2019 | 09:35

Samsung Galaxy Note 10 mund të lansohet më 10 gusht

Samsungu lansoi serinë Galaxy Note 9 më 9 gusht të vitit të kaluar dhe kjo kompani koreano-jugore mund të lansojë Galaxy Note 10 këtë vit në të njëjtin muaj.


“GSM Arena”, shkruan se kjo mund të ndodhë më 10 gusht.

Këtë vit, kompania do të lansojë dy telefona nga seria Galaxy Note 10 (katër nëse i numërojmë variantet 5G që janë diskutuar gjithashtu) – standardi Galaxy Note 10 dhe Galaxy Note 10 Pro, transmeton ksp.

Kohët e fundit ka dalë në pah se të dy këta telefona kanë një dizajn të ngjashëm, me Galaxy Note 10 Pro që ka një ekran pak më të madh dhe një kamerë shtesë në anën e pasme.

Samsung do të largojë portin 3.5 mm për kufjet nga seria Note 10 dhe e njëjta gjë vlen edhe për butonin e caktuar të Bixbyt që nuk është pranuar mirë nga përdoruesit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë