Sipas një raporti të ri, ‘Samsung’ tashmë ka filluar punën për “Galaxy Note 8” që do të ketë emrin e koduar ‘Great’ dhe jo ‘Baikal’ sikurse ishte bërë e ditur më herët.
“Samsung Galaxy Note 7” pati një rezultat të keq vitin e kaluar, pasi shumë prej njësive të produktit eksploduan nga një problem me baterinë, transmeton gazetametro.net
Kjo ishte një sfidë e madhe për kompaninë që të sigurohej se pasardhësi i këtij produkti ka tiparet e duhura që të tërheq konsumatorët.
Për më shumë, raporti përmend se pajisja do të ketë numrin serial “SM-N950F” gjatë lansimit në treg, duke tejkaluar numrin 4, pasi që konsiderohet si numër fatkeq në tregun korean.
Sipas raportit, “Samsung” është po ashtu duke punuar në krijimin e një “Note 7” të ripërpunuar, mirëpo pajisja nuk do të jetë e gatshme në tregjet jashtë Koresë së Jugut./gazetametro.net