Ndërsa po hyn me vonesë në botën e asistentëve virtual, Samsung premton qasje krejtësisht ndryshe me Bixby.
Samsung prezantoi asistentin virtual Bixby, me një buton të dedikuar në Galaxy S8, përcjellë gazetametro.net.
Galaxy S8-ta do të ketë një buton të dedikuar për Bixby. Apple dhe Google ofrojnë vetëm gjeste me prekje ndërsa Samsung do të jetë i pari që implementon këtë qasje. Madje gjigandi Korean thotë se Bixby do të zgjerohej përtej telefonëve në televizorë dhe elektroshtëpiake.
Samsung thotë se Bixby është ndryshe sepse nëse një aplikacion e mbështet atë, asistenti virtual do të shfrytëzojë të gjitha veçori dhe funksionalitetet e tij. Këtë nuk e ofrojnë dot as Cortana, as Siri e as Google Assistant. /gazetametro.net