Loading…

Samsung me patentë për telefona të lakueshëm

  • 10/11/2016 | 10:58

Samsung me patentë për telefona të lakueshëm

Në muajin prill, Samsung është raportuar se ka paraqitur një patentë te Zyra e Pronës Intelektuale të Koresë për një telefon të mençur që mund të paloset, shkruan portali arbresh.info. Ky aplikacion ishte marrë nga uebfaqja holandeze ‘Galaxy Club’, transmeton gazetametro.net.

Dokumenti shfaq një telefon të ngushtë me një ekran që lakohet dhe paloset ngjashëm si pajisjet e mëparshme. Në këtë patentë përfshihet gjithashtu një ekran dytësor, i cili supozohet se aktivizohet kur telefoni i mençur mbyllet.

Kjo patentë sigurisht se shton peshën e thashethemeve që janë raportuar më parë këtë vit nga ‘Bloomberg’ që kompania ka në plan të shes telefona dhe tableta me ekrane OLED të lakueshëm.

Në muajin qershor të këtij, Lenovo ka shfaqur në eventin “Tech World 2016” një prototip dhe një demo të telefonave dhe tabletave të saj të lakueshëm.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë