Loading…

Samsung prezanton Galaxy S10 dhe disa pajisje të tjera teknologjike

  • 20/02/2019 | 23:14

Samsung prezanton Galaxy S10 dhe disa pajisje të tjera teknologjike

Samung ka prezantuar tre pajisjet e tij më të fundit, mes tyre edhe telefoni i mençur Galaxy S10, transmeton Gazeta Metro.


Samsung rrit standardin me Galaxy S10: Më shumë ekran, kamera dhe zgjedhje

Një dekadë që nga lansimi i të parit Galaxy S, Samsung Electronics Co. prezanton linjën e re premium të telefonave smart: Galaxy S10.

Me tre pajisje unike Galaxy S10, Galaxy S10+ dhe Galaxy S10e është projektuar për të përmbushur nevojat e veçanta të tregut të sotshëm të telefonave celularë në mënyrë që konsumatorët të mund të bëjnë më shumë nga gjërat që duan.

Çdo pajisje sjell një eksperiencë të gjeneratës tjetër në ato kategori që kanë më shumë rëndësi për konsumatorin: inovacione revolucionare në ekran, kamera dhe performancë.

Samsung Galaxy S10+

Ka ekran të lakuar Dynamic AMOLED me rezolucion 1440p+ dhe është certifikuar nga VDE. Prapa ekranit është lexuesi i parë i gjurmëve të gishtave në një telefon

Ka kamerë për selfie 10MP derisa incizon edhe video 4K, i kompletuar me ndjeshmërinë e thellësisë në saje të kamerës së dytë për selfie prej 8MP.

Kamera e prapme ka shkrepje të trefishtë me OIS të dyfishtë. Kamera kryesore ka sensor 12 MP me autofokus me piksel të dyfishtë dhe stabilizues optik, transmeton Koha.net.

Galaxy S10+ ka procesor Snapdragon 855 ose Exynos 9820, varet nga regjioni. RAM-i i tij është 8GB me hapësire standarde prej 128GB, që mund të zgjerohet me kartelë microSD deri në 512GB. Modeli premierë ka RAM 12GB dhe hapësirë të brendshme prej 1TB.

Bateria e tij është 4,100mAh që mund të mbushet me “Adaptive Fast Charge”, ose me “Fast Ëireless Charging 2.0”.

Do të jetë një version special të Galaxy S10+ me qeramikë të jashtme.

Samsung Galaxy S10

Samsung Galaxy S10 është shumë i ngjashëm me S10+. Por, ai është më kompakt me ekran prej 6.1, por ka vetëm një kamerë për selfie, megjithatë edhe ai incizon video 4K.

Kamera e pasme është 12MP me OIS, gjithashtu ka kamerë 16MP me kënd ultra të gjerë.

Galaxy S10 vjen me RAM prej 8GB dhe 128GB ose 512GB hapësirë të brendshme. E bateria e tij është 3,400mAh.

Samsung Galaxy S10e

Ky telefon është i pari nga seria “S” që vjen me ekran të sheshtë që nga Galaxy S7.

Ka ekran prej 5.8 inç me mbështetje të HDR+ dhe me rezolucion prej 1080p+.

Galaxy S10e fillon me RAM prej 6GB dhe hapësirë të brendshme prej 128GB, por gjithashtu janë edhe opsionet 8GB/256GB. Derisa bateria e tij është 3,100mAh.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë