Loading…
Samsung tremb klientët e tyre: Kontrolloni televizorët për viruse rregullisht
  • 17/06/2019 | 22:13

Samsung tremb klientët e tyre: Kontrolloni televizorët për viruse rregullisht

Samsung këshilloi pronarët e televizorëve të markës së tyre të fundit të kontrollojnë rregullisht për viruse, shumë blerës u trembën nga kjo këshillë, transmeton Gazeta Metro.


Dega e Samsung në SHBA njoftoi përmes medias sociale Twitter, se blerësit e modeleve QLed televizorëve të kontrollojnë rregullisht për viruse që të ulnin mundësinë e sulmeve kibernetike. Në postimin e tyre ata kishin bashkëngjitur edhe një video ku udhëzuese për klientët ku demonstrohej se si të qasen mundësisë së skanimit.

Ky udhëzim habiti shumë ekspertë të sigurisë kibernetike dhe blerësit e këtyre modeleve pasi rastet e raportuara të sulmeve janë shumë të rralla. Pas pyetjeve dega amerikane e kompanisë gjigante koreane jugore fshiu postimin në median sociale Twitter.

Disa ekspertë e quajtën të panevojshëm dhe të kotë këtë njoftim nga Samsung. Ata shtuan se ky funksionalitet do të duhej të ishte automatik në modelet e televizorëve.

Samsung u pyet se a kishte ndonjë arsye apo po reagonte ndaj rreziku të mundshëm të vërejtur rishtas, ata u përgjigjen se kishin vetëm synimin e edukimi të klientëve të tyre. Për 19 minuta sa qëndroi video udhëzuese në internet u shikua më shumë 200 mijë herë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/07/2019 | 23:39
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë