Loading…

Sançez do të vizitojë Beogradin, Vuçiç: Kur është puna te Kosova Spanja është me ne

  • 01/11/2021 | 15:54

Sançez do të vizitojë Beogradin, Vuçiç: Kur është puna te Kosova Spanja është me ne

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez ka pranuar ftesën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të vizituar Beogradin, shkruan Gazeta Metro.


“E ftova mikun tonë spanjoll të vizitojë Serbinë dhe e sigurova se do të ishte dëshmitar i mikëpritjes dhe miqësisë serbe, për faktin se populli serb e vlerëson gjithçka që ai bën për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”, shkroi presidenti Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

“Ai e pranoi ftesën. Vizita do të jetë historike në çdo kuptim të mundshëm”, ka shkruar Vuçiç.

“Spanja është me ne, gjithmonë ka qenë, edhe kur vie puna të çështjet më të nxehta për ne, kur është puna te Kosova. Spanja është me ne”, ka shtuar tutje ai.

“Është shumë e rëndësishme”, vazhdoi Vuçiç, “që bisedova më gjatë me Sançezin. S’kemi pasur vizitë të regjistruar në 40 vitet e fundit,e as më parë. Prandaj do të jetë historike”, vazhdoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë