Loading…

Sanksionet e SHBA’së: Vetëm Thaçi e Pacolli fluturojnë për Washington

  • 28/01/2019 | 16:52

Sanksionet e SHBA’së: Vetëm Thaçi e Pacolli fluturojnë për Washington

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë filluar sanksionet fillestare ndaj zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, pasi këta të fundit nuk po e respektojnë vendimet dhe kërkesat që SHBA i ka kërkuar Kosovës për pezullimin e taksës 100% ndaj Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Mirëpo burimet e Gazeta Metro brenda Ministris së Punëve të Jashtme (MPJ), kanë treguar se vetëm dy persona janë jashtë listës së zezë së SHBA’së , ata janë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Presidenti Thaçi dhe ministri i Jashtëm Pacolli do të jenë të vetmit persona që do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington DC, transmeton Gazeta Metro.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet presidenti Thaçi para disa ditëve, ku ka treguar se ka pranuar ftesë nga Presidenti  i SHBA’së, Donald Trump, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Metro ka mësuar se prej liderëve kryesor Thaçi e Pacolli janë të vetmit që mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA),  ndërkaq në Lutjet e Mëngjesit mund të marrin pjesë edhe nga partia opozitare LDK.

Metro ka edhe emrat e anëtarëve të LDK’së që nuk janë futur në sanksionet e SHBA’së, në artikujt në vazhdim do të publikohen emrat e tyre./gazetametro.net 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë