Loading…

Deputetët pranojnë Projektligjin për mësimdhënësit e viteve 90’ta

  • 03/05/2018 | 11:09

Deputetët pranojnë Projektligjin për mësimdhënësit e viteve 90’ta

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pranuar pranuar Projektligjin për statusin e Mësimdhënësve të viteve 90’ta.


Është deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ajo që njoftoi se të gjithë deputetët kanë pranuar projektligjin në kutitë e tyre postare.

Haxhiu ka kërkuar nga deputetët që të jenë të përkushtuar për ta shndërruar këtë projektligj në një ligj.

“Të gjithë deputetët kanë projektligjin në kutitë e tyre postare. Ky projektligj për statusin e mësimdhënësve 91/99 trajton njohjen e validitetit të sistemit arsimor të Kosovës. Jam shumë i bindur se të gjitha grupet parlamentare do të jemi të përkushtuar që ky projektligj të bëhet ligj. Të bëhet maksimumi e të jemi të përkushtuar që arsimin ashtu siç e mbajtëm në vitet e 90’ta në ato kushte, të japim maksimumin që cilësia të jetë në nivelin e duhur”, ka thënë Haxhiu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë