Ledri i bëri urim të veçantë partneres për ditëlindje.
Në familjen e Ledri Vulës sot ka arsye për të festuar, kjo ngase Sara Hoxha feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Partnerja e reperit mori urime të shumta me rastin e ditëlindjes, që në orët e para të kësaj dite, si nga familjarët, ashtu edhe nga shoqëria.
Urimin më të bukur ia bëri Ledri, i cili publikoi videon nga momenti kur çifti e kishin zbuluar gjininë e fëmijës së tyre të parë.
“Ditelindja jote e pare te tre. Urime ditëlindje Cul”, shkruan ai, pasi këtë vit festojnë bashkë me vajzën Poem Blu.
Artisti ka pak kohë që ka publikuar këngën e re “Marr”, në bashkëpunim me reperin Majk.
Si gjithë estrada, edhe Ledri pritet që të nis me mbrëmje muzikore këtë sezon, pas një pauze të gjatë.