Loading…

Sarah Jessica Parker u reagon ashpër kritikave për pamjen e saj: A duhet ta ndal plakjen

  • 09/11/2021 | 14:58

Sarah Jessica Parker u reagon ashpër kritikave për pamjen e saj: A duhet ta ndal plakjen

Sarah Jessica Parker e quajti hipokrizinë e komenteve mizogjene, drejtuar saj dhe aktorëve të tjerë para fillimit të sezonit të ri të “Sex and the City”, transmeton Gazeta Metro.


Ajo është në kopertinën e “Vogue” amerikane për muajin dhjetor dhe në një intervistë për cover story, aktorja iu përgjigj komenteve të shfaqura në rrjetet sociale.

Të tilla komente i referoheshin kryesisht moshës dhe pamjes së protagonisteve kryesore Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Christine Davis.

“Kishte aq shumë komente mizogjene për pamjen tonë, saqë nuk do t’i drejtoheshin kurrë asnjë mashkulli. Nuk di çfarë t’ju them o njerëz. Flokë të thinjura, flokë të thinjura, flokë të thinjura… A ka ajo flokë të thinjura? Unë jam ulur me Andy Cohen, dhe ai ka një kokë plot flokë gri dhe askush nuk e pyet atë pse”, tha aktorja.

“Duket se nuk duan që ne të jemi mirë, pavarësisht nëse zgjedhim plakjen natyrale apo jo. Unë e di se si dukem, dhe kaq, nuk kam zgjidhje tjetër. Çfarë duhet të bëj? A duhet të ndaloj plakjen? A duhet të zhdukem?” tha ajo.

Ndryshe shumë janë të emocionuar për rikthimin e “Sex and the City”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë