Loading…

Sarandë, prokuroria sekuestron një hotel

  • 25/12/2016 | 11:12

Sarandë, prokuroria sekuestron një hotel

Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar hotelin në funksion “Rezidenca President”, në bregdetin e Sarandës, pasi “ekzistojnë dyshimet e arsyeshme se është ndërtuar nga paratë e siguruara prej aktivitetit kriminal në Belgjikë të shtetasit Gentian Ndreu”.


Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror në kuadër të ligjit “Antimafia”, pas kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve të Belgjikës. Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është ndërtuar nga të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, për të cilin është hetuar në Liezh (Belgjikë) shtetasi Gentian Ndreu. Bazuar në të dhënat e deritanishme, prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestros mbi këtë pasuri, gjë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda.

Në bazë të të dhënave hetimore, rezulton se shtetasi Gentian Ndreu është pjesë e një procedimi penale për “Shfrytëzim prostitucioni” në Belgjikë. Ai akuzohet nga Prokuroria e Liege se, në vitet 1999-2003, ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase shqiptare, raporton Top Channel.

Nga hetimit pasuror i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj shtetasit Gentian Ndreu dhe familjarëve të tij, rezultoi se babai i tij, Osman Ndreu ka në pronësi hotelin në Sarandë.

Gjithashtu, rezulton se asnjë prej familjarëve Ndreu nuk ka pasur mundësi ekonomike të mjaftueshme për të ngritur ndërtesën e hotelit, si edhe për të zhvilluar sipërmarrje të tillë ekonomike.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është krijuar nga të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasit Gentian Ndreu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë