Loading…

Sarës i ngel hatri që Bardhi nuk i ka treguar për lidhjen që ka lënë jashtë

  • 12/02/2024 | 09:12

Sarës i ngel hatri që Bardhi nuk i ka treguar për lidhjen që ka lënë jashtë

Banorët sot (e diel) do të tregonin nga një sekret në dhomën e rrëfimit, e që më pas do të zbulohej nga banorët.


Bardhi në ndërkohë tregoi se ka lënë jashtë një lidhje pezull, pasi që kishte nisur një njohje me një vajzë.

Kjo duket ta ketë bërë Sarën të ndihet keq, pasi nuk i ka treguar më parë për këtë.

Teksa po bisedonin më pas në oborr, modelja u shpreh se ndihet keq për faktin se nuk i ka thënë më herët.

“Nuk më intereson se çfarë ke bërë jashtë. Më intereson fakti që ti sot u bëre super lojtar përpara të gjithëve. Përse nuk e ndave me mua paraprakisht”, iu drejtua Sara, Bardhit.


“Nuk kam mundur të ta them”, ka thënë këngëtari nga Kumanova nga ana tjetër.

Sara ka zbuluar se ka humbur një fëmijë para pak kohësh, por pa dhënë detaje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë