Loading…

Sarraute mbi autobiografitë: janë të pavërteta sa ç’janë të vërteta

  • 14/02/2020 | 14:30

Sarraute mbi autobiografitë: janë të pavërteta sa ç’janë të vërteta

Libri i parë i saj, “Tropizma”, një përmbledhje tekstesh të shkurtra që shënoi një drejtim të ri në letërsinë franceze, u botua në vitin 1939.
Megjithatë, librin e saj më të suksesshëm, “Fëmijëria”, Nathalie Sarraute e botoi në moshën tridhjetë e tri vjeçare.

Shkrimtarja që nuk e pëlqente fare Freud-in, rrëfehet për librin para intervistuesve Shusha Guppy dhe Jason Weiss, për librin që e bëri të njohur, e që është në fakt, autobiografik.

Gazeta Metro, në serinë e kërkimeve nëpër intervista të vjetra të shkrimtarëve, ju sjell përgjigjen e plotë.

Intervistuesi: Ndonjëherë duket sikur ekziston një lloj mosbesimi në autobiografi.

Sarraute: Kur kemi një autobiografi të vërtetë, që do të thotë se, njeriu dëshiron të paraqesë çdo gjë të cilën e ka ndier, dhe se si ka qenë. Ekziston gjithmonë një “mise en scene”, një dëshirë për ta paraqitur vetveten nga një këndvështrim i caktuar. Jemi aq të ndërlikuar dhe kemi aq shumë tipare, prandaj ajo që më intereson mua në një autobiografi është ajo të cilën autori dëshiron që unë ta shoh. Ai dëshiron që unë ta shoh në atë mënyrë. Kjo gjë më dëfren. Dhe kjo është gjithmonë e rreme. Nuk më pëlqen fare Frojdi dhe e urrej psikanalizën, por, një pohim i Frojdit që më është dukur gjithmonë interesant dhe i vërtetë është kur thotë se, të gjitha autobiografitë janë false. Mbase sepse unë mund ta krijoj një autobiografi e cila do të paraqesë një shenjtor, një qenie absolutisht idilike dhe gjithashtu mund ta krijoj një tjetër autobiografi e cila paraqet një demon dhe kjo e tëra do të jetë e vërtetë. Ngaqë të gjitha janë të përziera bashkë. Për më tepër, nuk mund ta arrish të tërën. Kur shkrova veprën “Fëmijëria”, u ndala te mosha dymbëdhjetë vjeçare, pikërisht sepse kjo është ende një periudhë pafajësie në të cilën gjërat nuk janë të qarta dhe mbi të cilën unë u përpoqa të rigjeja ato momente të caktuara, përshtypjet e veçanta dhe ndjesitë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë